E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

GJKKO lë sërish në qeli babain e Arbër Çekajt

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsioni ka refuzuar kërkesën për lirimin e Selim Çekajt, babait të Arbër Cekaj.

SPAK kërkoi lirimi e Cekaj me arsyetimin se nuk paraqet rrezikshmëri, por kjo kërkesë nuk u pranua nga GJKKO dhe Selim Çekaj mbetet në qeli.

Selim Çekaj është babai i Arbën Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas po brenda një kontejneri.

Në të njëjtën skemë u kap edhe Selim Çekaj, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë