Në shenjë protestë  për masën që GJKKO dha këtë të shtunë për ish kryeministrin Sali Berisha, anëtarë të Departamentit Brain Gain të Partisë Demokratike kanë vendosur të qendrojnë gjatë gjithë natës në një nga sallat e selisë blu.  të rinjtë kanë shkuar që në orën 17:00 në selinë e PD dhe një pjesë e tyre do të qëndrojnë gjithë natën.

Të organizuar në grup ata janë shprehur se ndarja e pushteteve është tashmë inekzistente, ndërsa shtojnë së përgjatë kësaj na të do të disktutojnë mbi gjetjen e një mënyrë më të mirë të veprimi në ditët e ardhshme.

Nga kjo e shtunë , ish kryeministri Sali Berisha ndodhet zyrtarisht në arrest shtëpie. Tashmë ai do  do të mbikqyret sistematikisht  nëse do të zbatojë  vendimin, ndërsa i ndalohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *