E enjte, 1 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vangjush Dako kalon për gjykim, ish-kryebashkiaku i Durrësit akuzohet për shpërdorim detyre

Gjykata e Posaçme kalon për gjykim dosjen në ngarkim të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe ish-zyrtarëve të tjerë.

Seancën e kaluar u paraqit ekspertiza e re nga SPAK, e cila e ka përllogaritur dëmin për projektin e promenadës bregdetare.

Reklamë

Prej 27 shkurtit Dako ndodhet në “arrest shtëpie” pasi iu ndryshua masa e sigurisë, për tejkalim të afateve të paraburgimit.

Ankimi i SPAK për rikthimin e tij në qeli u rrëzua nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Vangjush Dako nuk ishte i pranishëm në seancën e kësaj të mërkure ku merret zyrtarisht i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë