Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 August 2026
Vizion fokus

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit, plani i...

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit, banorëve u...

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit me kërpudha,...

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska pretendon se...

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e Bashkisë: Shëndeti...

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet...

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit...

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, kush është...

Përmbytje në Indiana të SHBA, të paktën 6 të...

Sulme masive me dronë gjatë natës shënjestrojnë rajonin e...

GJKKO jep vendimin për bandën e Suel Çelës, ndryshon masa vetëm për avokaten Blerina Beqiri

27 Nëntor 17:43

GJKKO ka marrë vendimin për bandën e Suel Çelës. GJKKO ka lënë në fuqi 18 masat e arrestit si dhe dy detyrim paraqitje, ndërsa ka ndryshuar vetëm masën për avokaten Blerina Beqiri.

Në seancën e sotme GJKKO vendosi që të ndryshojë në detyrim paraqitje masën e mëparshme për Blerina Beqirin e cila ishte arrest shtëpie.

Ndërkohë për dy gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno mbetet në fuqi masa detyrim paraqitjeje.

Artan Hoxha detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 13.00, ndërsa Elton Qyno detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të martën e parë të çdo muaji në orën 13.00.

NJOFTIMI

1.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 26.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personave nën hetim Xhino Roka, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Marsel Roka, Skender Sufaj, Artan Hoxha, Elton Qyno, Pajtime Fetah, Dedan Gjoni, Blerina Beqiri”.

2.Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 234, 237, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 146, datë 27.11.2024, vendosi:

1.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personave nën hetim: Dedan Gjoni, Pajtime Fetah, Skënder Sufaj, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Xhino Roka dhe Marsel Roka si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

2.Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personat nën hetim Dedan Gjoni, Pajtime Fetah, Skënder Sufaj, Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja), Xhino Roka dhe Marsel Roka, të dërgohen menjeherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.

3.Zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale e caktuar ndaj personit nën hetim Blerina Beqiri me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 319 – 25 i K.Penal, me masën e sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

4.Personi nën hetim Blerina Beqiri detyrohet të paraqitet ne Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 11:00.

5.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues

“Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale e caktuar me vendimin Nr. 138, datë 22.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personave nën hetim: Artan Hoxha dhe Elton Qyno si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të pasqyruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

6.Personi nën hetim Artan Hoxha detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 13.00.

7.Personi nën hetim Elton Qyno detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të martën e parë të çdo muaji në orën 13.00.

8.Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

9.Mbrojtësit e caktuar kryesisht nga gjykata për personat nën hetim të shpërblehen nga shteti sipas tarifave të parashikuara në ligj.

10.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.

 Tiranë, më datë 27.11.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
avokatja Banda beqiri blerina Cela GJKKO suel Vendimi

Nga e njëjta kategori

Sarandë/ Dhunuan shefin e Komisariatit, arrestohen 6 persona, pezullohen dy efektivë policie

më shumë...

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori i atentatit të mbetur në tentativë në Elbasan

më shumë...

Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen dy vitet e jetës në vendin tonë

më shumë...

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, kush është shqiptari që u arrestua pas 8 vitesh në Rumani

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

8:38

Fluks i madh pushuesish, krijohet trafik kilometrik...

8:27

Duke filluar nga nesër, 3 shenja Horoskopi...

8:24

Jared Kushner takim me presidentin e Egjiptit,...

8:01

Gjermani/ Zjarri masiv në Belgjikë afrohet kufirit,...

7:30

Australi/ Helmoi për vdekje njerëzit e ish-burrit...

7:03

Sulm masiv me dronë ndaj Rusisë, Moska...

6:29

Sherri për klientët, plagoset shitësi i biletave...

6:12

Pas 29 vitesh, David dhe Victoria Beckham...

5:42

Vijon lufta me zjarret në Lurë dhe...

5:30

Zjarri në hotelin në Vlorë, kryetarja e...

4:35

Digjet plotësisht një automjet në rrugën Qafë...

4:33

Sarandë/ Dhunuan shefin e Komisariatit, arrestohen 6...

3:54

Sipas psikologes: Pyetje të thjeshta që zbulojnë...

3:23

Policia shton kontrollet në terren, kontrollohen 131...

3:11

“Red Bull Spike” kurorëzon fituesit, vendi i...

3:04

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë...

2:34

“Doja të hakmerresha për vëllanë”, dëshmon autori...

2:19

Braktisi Kosta Rikën për Shqipërinë, 27-vjeçari rrëfen...

2:11

I akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit,...

Foto ilustruese
1:50

Kapet në Rinas i kërkuari nga Spanja,...

Më të klikuarat

  • Përmbyset autobuzi me turistë, 12 persona humbin jetën, mbi...
  • U rrah brutalisht dhe u la para spitalit, humb jetën 46-vjeç...
  • Natë tmerri! 6 të lënduar nga zjarri që përfshiu hotelin në...
  • Atentati i dështuar në Elbasan, reagon policia! Detaje të re...
  • I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.