E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

GJKKO dha masën “detyrim paraqitje”, Berisha: Do ta respektoj vendimin

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar sërish për vendimin e dhënë nga GJKKO një ditë më parë e cila vendosi detyrim paraqitje dy herë në muaj.

Gjatë një konference me gazetarët Berisha ka thënë se do të respektojë vendimin e GJKKO për sa kohë që ky është një proces që “buron” nga parlamenti.

“Kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Arsyetimi ishte se Berisha po sulmon Gjykatën dhe SPAK. Sidoqoftë, çështja është në Strasburg. Avokatët ia përcjellin Strasburgut edhe këtë vendim. Do të paraqitem, sepse Parlamenti ka dhënë autorizim për arrestimin tim. E kam bërë të qartë, që unë, gjersa është një proces që buron nga parlamenti, do paraqitem. Nuk kam kërkuar gjë tjetër, vetëm parlamentin. Këtu nuk ka nevojë sepse parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta me njëri-tjetrin, urdhëro tani”, tha Berisha.

Vazhdo të lexosh

Reklamë