GJKKO ka dënuar me dy vite burg kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri.

GJKKO ka dënuar me dy vite burg kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri.  Vendimi u shpall pasditen e sotme ku GJKKO e ka gjetur fajtor Belerin për akuzën e blerjes së votave.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë, siç raporton gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene GJKKO ka dënuar me një vite e gjysmë burg Pandeli Kokaveshin, e cila ështënkonvertuar në tr evite shërbim prove.

Fredi Beleri, kreu i zgjedhur i Bashkisë Himarë nën logon e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, akuzohet për blerje votash.

Ai u vu në pranga 48 orë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Mbi të rëndon vepra penale e“Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 328 e25 të Kodit Penal.

Megjithatë, ai e ka konsideruar arrestimin e tij si politik, duke mohuar në mënyrë kategorike akuzat ndaj tij.

Një ditë më parë, Beleri i drejtoi një letër të hapur të dërguarit të SHBA dhe ambasadorit të BE në vendin tonë, duke i vënë në dijeni për situatën e tij.

Beleri u kërkoi atyre të ndërhynin dhe të mos lejonin që drejtësia e re, e investuar prej tyre, të përdorej nga politika.

Edhe në seancën gjyqësore, Beleri ka deklaruar vazhdimisht të njëjtën gjë, përdorimin e gjyqësorit nga politika, duke e ka konsideruar të pabazuar ligjërisht arrestimin e tij, ndërsa mohon akuzat.

“Jam përgjuar 24 orë ne ditë dhe e njëjta makine qe thone ishte ne vendngjarje. I njëjti njeri me kapucc qe thone ishte Arseni, nuk u vertetua qe ishte Arsen Rama.

Kërkesa e prokurorisë per 2.6 vite burg, nuk ka asnjë logjikë. Për dy kryetar Bashkie ka kërkuar sherbim prove.

Sa herë të kete zgjedhje rezultati do jetë i njejtë. Himariotët nuk janë budallenj.

Jam besimplotë, nuk e ndjej veten fajtor!

Herët a vonë do gjej drejtësi. Sot duhet ti thoni ju JO presionit të pushtetit. Të tjeret janë kalimtarë dhe besnikë të partise”, tha ai para togave të zeza./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *