E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

GJKKO dënon me 32 vite 4 anëtarët e grupit kriminal, të cilët trafikonin drogë në disa vende të BE

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me 32 vite burg në total katër anëtarët e një grupi kriminal, të cilët akuzohen për trafikim të narkotikëve në disa vende të Bashkimit Europian.

Sipas njoftimit të GJKKO, të dënuarit janë: Klajdi Dervishi alias Klajdi Pelinku, alias Bruno Pavoti, me 8 vite burg, Arteid Musallari 8 vite burg, Eltion Dani dënohet me 8 vite burg, Nikolin Noku alias Nikolin Martini, alias Nike/Nik Martini dënohet me 8 vite burg.

Reklamë

GJKKO thotë se ky grup trafikonte lëndë narkotike deri në vendet Skandinave dhe më pas fitimet e aktivitetit transportoheshin me linja autobusësh drejt Shqipërisë, për t’u pastruar në investime brenda vendit.

Dosja ndaj tyre ishte dërguar për proces prej shtatorit të vitit të kaluar.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë