Subscribe

Ministria e Jashtme Greke ka reaguar lidhur me vendimin e GJKKO-së, e cila dënoi sot me dy vite burgim kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beler i akuzuar për blerje votash.

Në një njoftimin publik në faqen zyrtare të ministrisë së Jashtme Greke thuhet se dënimi i sotëm i Belerit nga gjykata shqiptare shton shqetësimet për objektivitetin e procesit.

Lexo edhe :

Related Posts

Sipas ministrise greke “zbatimi selektiv i vendimeve gjyqësore nuk janë në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës”.

Në  përfundim të deklaratës Ministria thekson se qeveria greke do të monitorojë nga afër çështjen dhe do të presë një gjykim të drejtë dhe objektiv në shkallën e dytë të juridiksionit.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Jashtme Greke

Dënimi i sotëm nga një gjykatë shqiptare ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Heimarrës Fredy Beleris shton shqetësimet e ngritura për objektivitetin e procesit.

Dhe kjo për shkak të lëkundjes së prezumimit të pafajësisë për shkak të deklaratave dhe veprimeve të jashtme që mbronin dënimin dhe duke qenë se dënimi përfundimtar është dukshëm joproporcional në raport me masën e veprës së pretenduar.

Masa e dënimit, që të mos dalë nga burgu, e pengon kryebashkiakun e zgjedhur që edhe sot të marrë detyrën…
Zbatimi selektiv i vendimeve gjyqësore nuk janë në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës. Qeveria greke do të monitorojë nga afër çështjen dhe do të presë një gjykim të drejtë dhe objektiv në shkallën e dytë të juridiksionit./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *