E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Gjithë Shqipëria ty të do”/ Berisha në Kamëz, pritet me tupana dhe festë

“Foltorja” e Sali Berishës, lëvizje që është krijuar pas vendimit të Bashës për ta përjshtuar nga grupi parlamentar demokrat, është zhvendosur këtë të martë në Kamëz.

Lideri historik i të djathtës është pritur nga dhjetëra mbështetës demokratë me entuziazëm dhe ovacione.

Thirrjet “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do” dhe “Rama, Basha ik”, nuk munguan as në këtë takim të ish-kryeministrit me besnikët e tij demokratë.

Ndërkohë, vihet re mungesa e ish-kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu.

Më shumë video

Reklamë