Gjithë shijet e Krishtlindjeve në një gotë! Sekreti që do ta bëjë verën e ngrohtë pijen e preferuar të festave

Vera e ngrohtë ose ‘brule’ ose ‘mulled’ kombinon të gjitha shijet e Krishtlindjeve në një gotë! Ajo bashkon shijet festive të kanellës, karafilit, arrës moskat dhe verës së kuqe.

Përbërësit:

750 ml verë e kuqe

1 portokall i prerë në feta rrethore 5 mm

5 kajsi të thata

1 shkop kanelle

1 yll Anise

6 kokrra karafili

1 arrë moskat për t’u grirë

1 lugë çaji vanilje (bishtajë)

3 lugë gjelle sheqer

Përgatitja:

Hidheni verën në një tenxhere të madhe. Shtoni fetat e portokallit, kajsitë e thata, kanellën, karafilin, yllin e anisës, 15 copa të grira nga një arrë moskat, vaniljen dhe sheqerin.

Gatuajeni në nxehtësi mesatare për 10 minuta duke e përzier herë pas here që të shkrihet sheqeri. Hiqeni nga soba dhe lëreni në infuzion për 30 minuta.

Më pas kullojeni duke ruajtur fetat e portokallit për dekor. Kthejeni verën në tigan dhe ngroheni përsëri. Hidheni në gota ose filxhanë dhe shërbejeni me feta portokalli./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *