Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 December 2025
Vizion fokus

Shkelet armëpushimi, luftime të reja në zonën kufitare Pakistan-Afganistan

“Revanshi”/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona, mes tyre...

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, “arrest me burg” për...

Rusia, qindra dronë ndaj Ukrainës! Goditet infrastruktura energjetike e...

Legjitimohen kriptomonedhat në Shqipëri! Qeveria hedh për diskutim projektligjin,...

Negociatorët amerikanë dhe ukrainas thirrje Rusisë: Angazhim serioz për...

Humbi jetën në burg, Shpëtim Çeliku ishte dënuar për...

EMRI/ I dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë...

E rëndë në Durrës! 76-vjeçari godet me shkop druri...

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, jepet sot masa e...

VIDEO/ Gjithçka ndodh në 15 sekonda! Momenti kur vritet Klaudio Prendi, autorët i shkojnë te makina dhe e qëllojnë

20 Nëntor 13:53

Vizion Plus ka siguruar momentin e vrasjes së Klaudio Prendit, i cili u ekzekutua me 5 plumba rreth orës 00:36, më 19 nëntor.

Në video shihet momenti kur Klaudio del nga lokali ku ndodhej në rrugën “Xhanfize Keko”, në zonën e njohur si “Xhamlliku” dhe hip në makinën e tij tip “G Class” të parkuar para lokalit.

Lexo edhe :

Related Posts

Vrasja e Klaudio Prendit, makina e autorëve e vjedhur një vit më parë në Tiranë

Sapo Prendi hip në makinë, autorët i shkojnë paralel me Audi duke e qëlluar me armë me silenciator dhe largohen nga vendngjarja.

Miqtë e viktimës, sapo shikojnë ngjarjen e rëndë, vrapojnë drejt Klaudio Prendit për t’i ardhur në ndihmë dhe e dërgojnë me mjetin tip G Class në spitalin e Traumës, por i riu nuk mundi që të mbijetojë.

Rreth një orë pas atentatit, policia gjeti  një makinë tip “Audi A4” të djegur në afërsi të Liqenit të Farkës. Brenda makinës u gjet edhe arma, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët.

Një nga pistat ku po heton policia janë konfliktet e Prendit për shkak të një shume parash që e kishte borxh.

30-vjeçari dyshohet se kohët e fundit kishte përplasje me persona të tjerë për borxhe. Viktima kishte borxh afro 15 mijë euro.

Madje ditët e fundit Prendi kishte patur përplasje pasi nuk kishte kthyer borxhet dhe ishte konfliktuar me grushte me disa persona të tjerë.

Babai i viktimës, ish-gjyqtari Fran Prendi në dëshminë e tij ka thënë që ishte në dijeni që djali i tij kishte konflikte me të tjerë, por jo deri sa të përfundonte në atentat.

Makina luksoze që përdorte viktima nuk ishte në emër të tij, por të një vajze./vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Atentati Klaudio prendi

Nga e njëjta kategori

“Revanshi”/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona, mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

më shumë...

IA në kurikulat shkollore, nxënësit e klasave të katërta mësojnë konceptet bazë

më shumë...

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, “arrest me burg” për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që ekzekutoi Mondi Mëhallën

më shumë...

Protesta e fermerëve në Greqi, bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë-Janinë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi 38-vjeçar (EM...
  • Shorti i fazës finale të Kupës së Botës/ Shqipëria dhe Kosov...
  • Ngjarje e rëndë në shtetin grek, gjenden të vdekur çifti i b...
  • Vrasja e 14-vjeçarit në Korçë tre muaj më parë, gjykata liro...
  • Lideri çeçen: Jemi të përgatitur për luftën në Europë, presi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.