Subscribe

Qytetaret qe duhet te kalojnë përmes Gjirokastrës drejt pikës kufitare te Kakavijës duhet te bëjnë kujdes per shkak te situatës se vështire te krijuar nga përmbytjet. Situata me problematike është ne hyrje te qytetit ne urën e Viroit, e cila është dëmtuar e per kete arsye kalimi i mjeteve behet vetëm ne nje kah.

 

Edhe ne dalje te Gjirokastrës ne rrugën qe te çon drejt Kakavijës, lëvizja behet vetëm ne nje kah per shkak te vërshimit te përroit te Gjokanes.

 

Ndërsa banoret e Gjirokastrës kane kaluar nje nate te vështire, per shkak te daljes nga shtrati te përroit te Culles dhe qyteti është mbushur me gurë te cilët kane rene nga mali.

 

Dhjetëra hektarë toke janë nen ujë, ndërkohe qe ne aksin nacional Tepelene – Gjirokastër ka pasur gjate se premtes bllokim te rrugës, por sot situata është përmirësuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *