Subscribe

 

Zhvendosja e plotë e banoreve të pallatit 5-katësh si dhe 3 familjeve në godinën 2-katëshe që ndodhen në lagjen ‘Punëtori’ nisi mbrëmjen e të dielës.

 

Vendimi u firmos nga kryetarja e bashkisë Zamira Rami, nën frikën e shembjes së dy ndërtesave për shkak të rrëshqitje së dheut.

 

Familjet u vendosën përkohësisht në Konviktin e Shkollës së Mesme Pedagogjike.

 

Familjet do të qëndrojnë aty deri në përfundim të një vendimi përfundimtar.

 

Por zhvendosja u kundërshtua nga disa banorë, të cilët thanë se policia nuk mund të vijë në mesnatë dhe të urdhërojë largimin.

 

Edhe pse forcat e rendit shpjeguan situatën, ata nuk iu bindën urdhrit.

 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, disa nga banorët u kthyen për të marrë rrobat dhe disa nga orenditë shtëpiake.

 

Ndërkohë policia urdhëroi dy kryefamiljarët e fundit të mbetur, që të lënë menjëherë banesat.

 

Pallati 5 katësh ndodhet në një nga zonat me rrezikun më të lartë të rrëshqitjes së dherave. Inxhinierët ndajnë mendime të ndryshme për rrezikun që ai paraqet për banorët, por një vendim përfundimtar do të merret pas një raporti përfundimtar nga ekspertët e mbërritur nga Tirana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *