E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjirokastër, një i vrarë, një i plagosur

Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një ngjarje të rëndë, që ka ndodhur pasditen e së martës në Gjirokastër. Viktimat jane Dorian Lluka 29 vjeç, ndërsa i plagosuri është Berbil Lluka 31 vjeç. Burime te policisë, bejne me dije se autori i ngjarjes dyshohet te jete 28-vjeçari Erenik Lluka. Të rinjtë te afërm me njeri-tjetrin kanë patur një konflikt pronësie, çka ka rezultuar tragjik për njërin prej tyre. I plagosuri është transportuar me helikopter në Tiranë, ndërsa autori është ende në kërkim. Forca te shumta të policisë kanë rrethuar zonën, ku dyshohet se është fshehur autori i krimi. Duke iu referuar burimeve te policisë se Gjirokastrës mësohet se është gjetur automjeti tip “Benz” me te cilin ka lëvizur Erenik Lluka.

Vazhdo të lexosh

Reklamë