E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjirokastër/ I riu plagoset rëndë me lëndë plasëse

Një i ri është nisur me urgjencë me helikopter nga Gjirokastra drejt spitalit të Traumës në Tiranë pasi është plagosur me lëndë plasëse.

 

Sipas informacionit paraprak të policisë së Gjirokastrës, i riu me inicialet V.Ll., ishte duke ruajtur gjedhët në vendin e quajtur “Hani” (kullotë) Subash, kur është plagosur rëndë me lëndë plasëse.

 

Reklamë

Dyshohet se i riu ka qenë duke ecur dhe ka shkelur mbi lëndën plasëse por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

 

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë