E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Video · Vendi

Gjirokastër, homazhe për Ziver Veizin

5 vite pas vrasjes së të afërmit të tyre, Ziver Veizi, familjarët kërkojnë vendosjen e drejtësisë dhe prangosjen e përgjegjësve. Vera Veiz motra e Ziverit, pyet me dhimbje se si është e mundur që një vrasje e bërë në sy të të gjithëve përpara kamerave ku çdokush pa se nga u qëllua, sot ende të mos ketë një fajtor. Një nga protestuesit, i cili u plagos ne protestën e 21 janarit Shkëlqim Guce, akuzon politikën se për interesa ekonomikë, ka harruar dënimin e vrasësve për 4 viktimat e asaj dite. Ndërsa xhaxhai i Aleks Nikës, një tjetër viktime e 21 janarit në një letër të hapur kërkon ndëshkimin e përgjegjësve. Po na vritet shpresa e fundit. Ne nuk presim pafundësish. I bëjmë thirrje shtetit ta shkundë drejtësinë dhe te ule ne bankën e te akuzuarit vrasësit, shprehet Mark Nika në letrën e tij.

Më shumë video

Reklamë