E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Gjirokastër, burrë e grua ekzekutohen me arme zjarri

Një krim i dyfishtë tronditi qytetin e Gjirokastrës mëngjesin e kësaj të mërkure. Dy bashkëshortë 66 dhe 49 vjeç janë ekzekutuar me armë zjarri nga kushëriri i tyre.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Palorto” të qytetit.  Sipas policisë shkak i këtij krimi të rëndë  dyshohet një konflikt pronësie me një fqinj. Viktimat janë Aleks dhe Afërdita Kosta.

 

Autori është Apostol Kosta. Ky i fundit pasi i ka kryer krimin tentuar të vrasë veten, ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Gjirokastër.

Më shumë video

Reklamë