Subscribe

Prej disa ditësh rrugicat në qytetin e Gjirokastrës, nga qendra ne periferi, janë të mbuluara nga akulli dhe ngricat. Kjo ka bërë që shumë banore të rrezohen e te pasojnë fraktura te ndryshme.

 

Këto ditë ortopedët ne spitalin rajonal “Omer Nishani”  kane patur shumë punë.

 

Por edhe vete banoret duket se kane neglizhuar pastrimin e rrugicave, sidomos atyre me kalldrëm, qe ne fakt dikur ka qenë tradite.

 

Dëbora e lenë ne trotuare apo anash rrugëve ka ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta, duke sjelle probleme për makinat dhe këmbësoret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *