Vendi
Gjirokastër/ 60-vjeçari bie nga tarraca e hotelit, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një hotel, në kilometrin e dytë të aksit Gjirokastër–Tepelenë, ku një 60-vjeçar ka rënë nga tarraca e objektit dhe është transportuar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, viktima e dyshuar e incidentit është K. S., një nga bashkëpronarët e hotelit. Ai ndodhej në tarracë në momentin kur ka rënë nga një lartësi prej rreth 15 metrash, në rrethana ende të paqarta.
Reklamë
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë autoambulanca, e cila e ka transportuar 60-vjeçarin drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Policia po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




