Alojva Xhelilaj mjeke gjinekologe, ka ndarë disa këshilla për të gjithë ato vajza që dëshirojnë të planifikojnë një shtatëzani.

E ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus, mjekja apeloi që një konsultë para planifikimit të shtatëzanisë është shumë e domosdoshme, për të kuptuar funksionimin e vezoreve, pozicionimin e mitrës, por edhe probleme të ndryshme që mund të ketë nëna.

Lexo edhe :

Related Posts

Planifikimi i shëndetësisë është shumë i rëndësishëm. Kujdesi rrit mirëqenien e pacientes. Përfiton shumë nga një konsultim paraprak.

Bëjmë një balancë të problemeve të saj dhe çfarë mund të ketë më shumë nevojë prë një shtatëzani të mbarë.  Në kontaktin e parë që i drejtohet gjinekologut, vizita e parë marrim një amnamezë të mirë të nënës, sëmundjet shoqëruese, vendi i punës etj.

Vizita vazhdon me vaginën, ekografi për funksionimin e vezoreve dhe pozicionin e mitrës”, tha mjekja.

Por a është normal aborti në javët e para të shtatëzanisë?

Një abort është një situatë që e mërzit një paciente. Gjithnjë e më shumë ne u themi çifteve të reja se që nga momenti që testi del pozitiv deri në javën e 13 aborti ka probabilitet të madh që të ndodhë”, shtoi mjekja për Vizion Plus.

Sipas mjekes gjinekologe, mosha ideale për të ngelur shtatëzënë është midis 20-30 vjeç, kur edhe vezoret janë në pikun e tyre për evolim. Pas kësaj moshe, mjekja thotë se veza e humbet fuqinë e saj./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *