Në një kohë kur pritej që të dilte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të jepte llogari për pasurinë, profesionalizmin dhe figurën, gjyqtari Gjin Gjoni dorëzoi dorëheqjen në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Ai vendosi të heqë dorë nga posti, me argumentin se procesi i vetingut nuk është i drejtë dhe i barabartë për të gjithë.

“Përgjatë 27 viteve i kam shërbyer me devotshmëri vetëm kushtetutës dhe ligjit. Kam ditur t’i qëndroj me profesionalizëm presionit. Prej kohësh sistemi i drejtësisë është në kolaps. Lëvizjet dhe sita e vettingut nuk ka të njëjtat parametra, dhe as kritere të barabarta për të gjithë, nëse je shërbëtor i politikës, nëse firmos dhe vulos pa menduar, nëse je shpallur më parë armik i partisë nuk shihesh me sy të mirë dhe përfundon në rrugë.”

Gjin Gjoni shtoi si argument në dorëheqjen dorëzuar KLGJ se vazhdimisht është sulmuar nga politika. Sipas tij, në këto kushte mund t’i shërbejë publikut vetëm nëse është jashtë sistemit.

“Për 7 vite me radhë i jam nënshtruar sulmeve politike ngapërfaqësues të pushtetit ekzekutiv. E vetmja mënyrë që ka mbetur për t’i shërbyer publikut është që të dorëhiqem duke mos lënë padrejtësinë që të marrë përpara këdo vetëm nga frika e ‘pushkatimit pa gjyq’. Trupa që më gjykon mua dhe kolegët e mi, është në nivel që lë për të dëshiruar, 80% kanë qenë nëpunës të kësaj administrate.”

Tani pritet vendimi që do të marrë Këshilli i Lartë Gjyqësor.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *