Sot do të përcaktohen dy skuadrat e para cerekfinaliste te uefa champons league.Dy skuadra të cilët do të dalin nga duelet Valencia-Atalanta dhe Laipcig-Tottenham, që do të përcillen live dhe ekskluzvisht në Tring në orën 21:00.

Ndeshja me Mestaja do të luhet pa tifoze për shkak të masave parandaluese ndaj koronavirusit.

Dueli I parë në san siro u mbyll me rezultatin surprizë 4 me 1 për bergamasket. Një rezultat që favorizon ndjeshëm skuadrënb e trajnerit Gasperini për të kapur një rezultat historic, cerekfinalet e champions league. Sonte është Shansi I madh I Berat Gjimshitit për të debutuar në champions.

Në takimin e parë ai u dëmtua gjatë nxemhes ndërsa këtë herë duke shfrytrëzuar të dëmtuarin Toloi , lojtari kuqezi do të jetë në fushën e lojës nga minuta e parë.

Në një kohë që qyteti I Bergamos po vuan situatën shqetësuese nga koronavirusi, sot ekipi I futbollit ka shansin ti kthyeje buzeqeshjen bergamaskeve të paktën për pak orë.

Shumë më e forte të paktën ne lëtër sfida tjetër Laipcig-Tottenham.

Ndonëse gjermanet fituan ndeshjen e parë në londër falë nje penalltie të Verner, spursat mund të shfrytëzojnë cilësite e organikes dhe eksperiencën më të madhe në raport me vendasit për të përmbysur gjithcka.

Ata mund të kalojnë me tej edhe me nje fitore mininaliste 2 me 1 kështu që asgjë nuk është e pamundur, ndonëse rezultatet e fundit edhe në kampionat të ekipit trë murinjos nuk janë shumë shpresëdhenëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *