E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjikuria fitoi qytetin por humbi fshatrat, si votuan njësitë administrative? Në Tërbaç, Tavo mori 97% të votave

Vangjel Tavo është shpallur fituesi i zgjedhjeve të pjesshme në Himarë përballë Petro Gjikurisë, pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit. 

Rezultati i përgjithshëm
Rezultati i përgjithshëm

Tavo mori 5 022 vota, të cilat përkthehen në 58.62% kundrejt 3 545 votave të Gjikurisë, i cili siguroi 41.38 % të votave të votuesve të bashkisë.

Reklamë
Rezultati brenda qytetit të Himarës
Rezultati brenda qytetit të Himarës

Himara ka tre njësi administrative bashkë me qytetin, si kanë votuar ato ?

Rezultati në Njësinë Administrative Hore Vranisht
Rezultati në Njësinë Administrative Hore Vranisht

Sipas KQZ-së, brenda në Himarë ka rezultuar fitues Petro Gjikuria me 2 462 vota kundrejt 2 132 votave të Tavos. 

Reklamë
Rezultati në Njësinë Administrative Lukovë
Rezultati në Njësinë Administrative Lukovë

Situata paraqitet krejt ndryshe në dy njësitë e tjera administrative, të cilat kanë thyer edhe rezultatin e qytetit.

Në Njësinë Administrative Hore Vranisht, Tavo ka fituar me 1 165 vota kundrejt 141 votave të Petro Gjikurisë. Ky është edhe rezultati më i thellë i realizuar pasi Tavo ka marrë 89% të fletëve të votimit të hedhura në kuti. Madje, në njërën prej kutive në këtë njësi administrative, pikërisht në Tërbaç, Tavo arrin në 97% të votave.

Rezultati i një kutie votimi në Njësinë Administrative Hore Vranisht
Rezultati i kutisë së votimit në fshatin Tërbaç, në Njësinë Administrative Hore Vranisht

Ndërkohë, në Njësinë Adminsitrative Lukovë, Tavo ka marrë 1 725 vota kundrejt 942 votave të Petro Gjikurisë. /vizionplus.tv 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë