E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Gjiknuri ultimatum për bombolat e gazit

Asnjë pikë karburanti nuk do të lejohet më të bëjë mbushjen e bombolave të gazit. Ultimatumin e ka dhënë Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, i cili në një takim me tregtarët e gazit i ka tërhequr vëmendjen dhe kreut të Inspektoratit Shtetëror Teknik. Gjiknuir u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast pasi është në rrezik jeta e tyre. Ministri i energjise tha se do të krijohen stacione për shitjen e bombolave të gazit. Të gjithë qytetarët qe duan të mbushin gaz duhet të dorëzojnë bombolën e vjetër dhe do të marrin një të re. Mbushja  e bombolave të gazit jashtë standardit është bërë shpesh shkak për shpërthimin e tyre dhe marrjen e jetës së konsumatorëve.

 

 

Më shumë video

Reklamë