Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri tha se nuk do të ndalohet ndryshimi i koalicioneve parazgjedhore.

Gjatë një prononcimi për mediat, Gjiknuri tha se është e rëndësishme që PD u rikthye në tryezë, ndërsa i kërkoi që të sjellë një model perëndimor me lista të hapura, duke ruajtur këto koalicione, e ta diskutojnë.

“Është për t’u përshëndetur, që risitë kushtetuese që po diskutohen në Kuvend, janë gjetur edhe nga opozita jashtëpalamentare. Në dokumentin e tyre politik të sjellë sot, ata mbështesin hapjen e listave të kandidatëve. Amendimet kushtuese nuk e pengojnë atë që kërkon opozita e bashkuar, e cila mundëson hapjen e listave dhe ia delegon kodit për ta rregulluar. PD dhe opozita, u kthye në tavolinë duke humbur kohë. Kanë një muaj që diskutonin diçka që po e përshëndesin sot. Koha nuk mund të ndalojë sa herë PD-së t’i kthehet mendja. Por ndryshimet i shkojnë Kodit. Mundësohet hapja e listave dhe çështja e koalicionit, le të zgjedhin modelet aktuale perëndimore për hapjen e listave dhe koalicioneve. Kodi zgjedhor i ka mundësitë dhe ne bashkë me opozitën, jemi të gatshëm që të detajojmë rregullat. Hapja e listave ka sfida të mëdha administrative. Ndaj duhet kujdes në mënyrën se si formohen koalicionet. Iu thamë që të gjejnë modele të  vendeve me lista të hapura dhe që kanë koalicione të tilla zgjedhore. Por deri tani nuk kemi gjetur. Rëndësi e madhe është hapja e listave. Në momentin  që miratohen ndryshimet kushtetuese hajde të diskutojmë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *