E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjiknuri: Reforma do miratohet me konsensus, ekspertizë për administrimin e zgjedhjeve

Përfaqësuesi i PS në këto bisedime Damian Gjiknuri pas arritjet së marrëveshjes me opozitën politike dhe parlamentare për Reformën zgjedhore është shprehur se në vijim do të punohet me konsensus për arritjen e një marrëveshjeje.

 

Ndër të tjera Gjiknuri ka deklaruar se për mbylljen me sukses të kësaj marrëveshje do të kërkohet edhe ndihma e ekspertëve të ODIHR.

 

Reklamë

“Kemi një marrëveshje mes palëve, që opozita jashtë parlamentare të përfshihet në diskutime me qëllim arritjen e një produkti të dakordësuar. Ne do përpiqemi të punojmë me konsensus me ndihmën e ODIHR, është ajo c’ka kemi nisur në komisionin e reformës zgjedhore. Duhet të kuptojmë problemet e sistemit zgjedhor, nuk ka asnjë rekomandim ndrëkombëtar, se nuk mund t’i japë kush mend Shqipërisë cfarë sistemi të ndjekë. Do  kërkojmë ekspertizë për administrimin e zgjedhjeve.Komisioni për reformën funksionon pasi aty bëhen të gjitha diskutimet, cdo draft miratohet në komision. Opozita ka një vend në të që nuk e ka shfrytëzuar. Gjetëm një modalitet që të jetë pjesë e punës për reformën zgjedhore. Kemi vullnet të mirë për të gjetur një formë dialogu me opozitën.”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë