E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:10 Në vijim ora 04:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Gjiknuri: Prishja e objekteve në Unazën e Re, pas daljes së VKM-së

Ministri Gjiknuri ka deklaruar se nuk do të ketë prishje të banesave të banorëve të Unazës së Re pa dal si fillim VKM-ja për shpronësimet.

 

Ai deklaroi në Komisionin e Ekonomisë, se pastrimi i zonës do të bëhet, pasi të bëhen shpronësimet, por pohoi se nuk ka nisur ende as njoftimi dhe as puna prishjen e objekteve.

 

Reklamë

Sipas ministrit masterplani i Unazës së Re është bërë qysh në vitin 1989, ndërsa u kërkoi banorëve që të bashkëpunojnë me ARRSH për shpronësimet.

 

Ai tha se 180 objekte do të shpronësohen, duke e cilësuar kështu ndërtimin e Unazës si “aortën” e gjithë Shqipërisë.

 

Gjiknuri shtoi se po tentohet pengimi i zhvillimit të këtij projekti të rëndësishëm.

Më shumë video

Reklamë