Reforma Zgjedhore nuk arriti që të mbyllej brenda datës 31 maj, për shkak se palët politike nuk u dakordësuan.

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik,  përfaqësuesi i PS-së në tryezë, Damian Gjiknuri deklaroi se mazhoranca i ka edhe e vetme votat për të kaluar Reformën Zgjedhore në Parlament.

Gjiknuri theksoi se mazhoranca do të ndjekë rrugën ligjore dhe do të informojë Parlamentin lidhur me arritjet e deri tanishme të diskutimeve në tryezën e Këshillit Politik, ndërsa shtoi se dyert do të jenë të hapura për opozitën.

 “Opozita jashtëparlamentare e ka më mirë të vijë dhe të punojë për gjetjen e një rruge të dakordësuar për reformën dhe pikat e mbetura pa marrëveshje në këtë tryezë, ndërkohë që theksoj se ky parlament është legjitim dhe mazhoranca i ka votat edhe e vetme. Ne kemi pranuar shumë kërkesa të saj, në bazë të rekomandimeve të ODHIR-it dhe jemi gati të pranojmë të tjera.Do të bëjmë çmos të pranojmë edhe kërkesa të tjera që janë të pranueshme dhe shumë shpejt do të bëj publike të gjitha kërkesat që ka parashtruar opozita, kur të jetë koha jo tani”, tha Gjiknuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *