E enjte, 1 Tetor 2026 Hakmarrja e Trëndafilit deri në 13:30 Në vijim ora 13:30: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Gjiknuri: Presim propozimet e PD, do zgjedhim skemë miks për depolitizimin

Bashkë-kryetari i Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri ka thënë se tashmë është koha që administrata zgjedhore të depolitizohet, pra komisionerët të mos emërohen më nga partitë politike.

 

Reklamë

Gjiknuri në fjalën e tij deklaroi se Partia Demokratike është e lire që të sjellë çdo propozim në lidhje me këtë reform.

 

“Ka ardhur koha për një sistem të depolitizuar. Njerëzit do të marrin pjesë në trajnim më pas do të zgjidhen me short, procesi do të jetë revolucionuar, do të japë rezultate dhe përbën një risi. Sot u përqendruam nga skema e KQZ-së te njësitë e qendrave të votimit. Synimi ka qenë të ndahet administrimi zgjedhor, totalisht e shkëputur nga partitë dhe rregullat. Mbledhja tjetër do të zhvillohet javën tjetër, pasi deputetët kërkuan më shumë kohë për diskutime. Ne presim cdo lloj propozimi nga PD-ja do të zhvillojmë edhe një seancë të hapur si javën e kaluar, PD-ja është pjesë integrale e këtij komisioni”.

 

Gjithashtu ai ka theksuar se janë në pritje të propozimeve të PD-së, nëse do të zgjedhin një skemë miks për depolitizimin mbetet për t’u diskutuar jashtë dhe brenda komisionit.

 

“Paketa që diskutuam shoqërohet edhe me disa ndryshime të domosdoshme. Nëse do të bëhesh pjesë e shërbimit civil apo je, e ke të detyrueshme vajtjen në kursin e administrimit zgjedhor, nëse shkel procesin zgjedhor humbet vendin e punës, apo nuk kualifikohet për të qenë pjesë e aplikimeve. Kjo është certifikatë e domosdoshme, si arsimi i lartë për të aplikuar për nëpunës. Nëse të bie shorti dhe ndaj teje ka masë humbet vendin në shërbimin civil. Këto kërkojnë rregullime të shërbimit civil. Po presim propozimet e PD-së, nëse do të zgjedhim një skemë miks për depolitizimin mbetet për t’u diskutuar jashtë dhe brenda komisionit. Kam një mandat parlamentar, do e përmbush, mbase do e shtyjmë afatin sërish.”

Më shumë video

Reklamë