Subscribe

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri e ka cilësuar platformën atikorrupsion të Partisë Demokratike si një gjobvenie ndaj biznesit.

 

“Ajo çka duhet të them për këto deklarata është se nuk e mendoja nivelin e degradimit deri në situata para politike të një partie kryesore opozitare që pretendon të vijë në pushtet. Deklarata të tilla, më e pakta janë gjobëvënie kurse më e shumta janë të kërcënosh zhvillimin ekonomik të këtij vendi.”

 

Duke komentuar më tej, ministri tha se deklaratat e opozitës i shërbejnë vetëm interesave të saj politike.

 

“Republika e Shqipërisë është anëtare e konventave ndërkombëtare që mbrojnë çdo lloj investimi  dhe ka ikur koha kur një parti politike, për interesa të saj politike të mund të kërcënojë biznese të cilat investojnë në këtë vend apo të mund të ndërmarrë masa të cilat janë të denja për regjimet të cilat ju ka ikur koha. Kështu, unë e quaj thjesht manifestim i degradimit politik të Partisë Demokratike në një nivel para politik  dëshpërues.”

 

Një dite më pare PD prezantoi një platformë që ne thelb  parashikon përfshirjen e biznesit dhe zyrtareve shtetërore ne ligjin antimafia. Ajo parashikon sekuestrimin e çdo pasurie të kompanive dhe zyrtareve të lartë që dyshohet se ka qenë pjese e një afere korruptive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *