Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, në një deklaratë për mediat pas mbylljes së votimeve në gjashtë bashkitë e vendit, vlerësoi se procesi ishte i qetë dhe i sigurt.

 

Ai tha se pritshmëritë ishin për një pjesëmarrje më të lartë, por, sipas tij, shkak i rënies se numrit të qytetarëve në qendrat e votimit, u bënë kushtet e vështira atmosferike.

 

“Prisnim një pjesëmarrje me të lartë, por jemi në kushte të vështira atmosferike. E rëndësishme është që të gjithë e ushtruan të drejtën e tyre dhe asnjë nuk u pengua. Shumë shpejt qytetarë do të njohin kryetarin e tyre të bashkive. I bëj një thirrje komisionerëve që të ushtrojnë detyrën deri në fund, të mos intimidohen nga deklaratat politike. Ata nuk duhet të tuten por të vazhdojnë procesin e numërimit deri në fund. Në Vorë presim që shumë shpejt të kemi rezultatin për shkak edhe votimi ishte elektronik”, tha Gjiknuri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *