E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjiknuri: Nuk i njoh Habilajt 

Ministri i infrastrukturës dhe energjetikes, Damian Gjiknuri ka mohuar akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha per lidhje me Habilajt dhe marrjen e parave prej tyre per t’i përdorur ne fushatën zgjedhore ne Vlorë. Ne nje status ne facebook, Gjiknuri shkruan: “A mund ta besojë njeri pinokun dixhital, atë që nuk njihte as baxhanakun e tij dhe nuk e dinte as ku i binte gërdeci?! Habilajt nuk i njoh e as nuk kam patur kurrë marrëdhënie me ta. Fati i keq i shpifësit dixhital që po detyrohet të sajojë e kërkojë lidhje imagjinare mes morisë së fotografive në takimet elektorale me mijëra qytetarë të qarkut të Vlorës”, – përfundon ministri Gjiknuri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë