Subscribe

Damian Gjiknuri, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste është thirrur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion për një kallëzim të bërë nga vetë ai.

 

Për një orë ai qëndroi në ambientet e SPAK, për padinë e bërë në vitin 2017, duke dhënë shpjegime për rrugën Tiranë-Elbasan, për të cilën përfunduan pas hekurave 3 ish-zyrtarë, mes të cilëve edhe Dashamir Xhika, ish-drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

 

Sipas Gjiknurit rruga është ndër abuzimet më të mëdha në Shqipëri, për vetë faktin se nga planifikimi i vlerës fillestare e deri në zbatim të kontratës, vlera e saj u rrit me 160 milionë Euro.

 

DAMIAN GJIKNURI


SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I PARTISË SOCIALISTE

 

Isha për të dëshmuar në lidhje me rolin tim si Ministër në konstatimin e një nga abuzimeve më të mëdha në historinë e rrugëve në Shqipëri. Rruga Tiranë – Elbasan, e cila ishte kontraktuar me 240 milion euro dhe përfundoi me një kosto 400 milion euro. Shpjegimet e mia i dhashë në Prokurori, kështu që skam ndonjë gjë për të shtuar.

 

Në kohën kur ka qenë ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës, pasi urdhëroi një raport auditimi për rrugën Gjiknuri dorëzoi një kallëzim në Gjykatën Penale të Tiranës në dhjetor të vitit 2017.

 

Një muaj më pas, prokurorja Elisabeta Imeraj urdhëroi arrestimin e tre ish-zyrtarëve, drejtuesin e ARRSH, Dashamir Xhika dhe dy ish-drejtorët e menaxhimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Albens Alite dhe Aksel Qurduka.

 

Por, vendimi i Gjykatës rrëzoi padinë e ish ministrit, Gjiknuri duke dhënë një vendim pafajësie për të tre ish-zyrtarët.

 

Nga ana tjetër gjykata konstatoi abuzim për këtë segment rrugor dhe urdhëroi hetime të mëtejshme, arsye pse sot çështja është në Prokurorinë Speciale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *