Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 June 2026
Vizion fokus

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa para luftës...

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet në liqenin...

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish në shesh

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një armëpushim

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre të plagosur

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet që kalojnë...

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën 35-vjeçari

Gjiknuri në PS e Tiranës: Ekipi i ri, krenaria e fitores sonë; Do t’i tregojmë vendin dy forcave të vjetra që janë ribashkuar me emra të rinj

27 Korrik 21:25

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri deklaron se në zgjedhjet e ardhshme socialistët do t’i tregojnë vendin atyre që ai i cilësoi “dy forcave të errëta të vjetra që janë ribashkuar me emra të rinj”.

 

Gjatë prezantimit të drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste në 27 njësitë vendore të Tiranës, Gjiknuri theksoi se ekipi i ri do jetë krenaria e fitores së PS me në krye kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe me mbështetjen e kryeministrit Rama.

 

“Unë jam i bindur që në garën e ardhshme ne do ti tregojmë vendin dy forcave të errëta të vjetra që janë ribashkuar me emra të rinj. Ata janë po ata, kurse ne jemi Partia Socialiste që gjithmonë ndryshojmë me njerëz të rinj, vajza dhe djem të rinj. Ekipi i ri do jetë krenaria e fitores sonë me në krye kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe natyrshëm me mbështetjen e kryeministrit Rama. Pa qeverinë të gjitha këto arritje të Tiranës do ishin të pamundura. Mos ti marrim të mirëqena fitoret tona. Të luftojmë për to çdo ditë. Kemi detyrë patriotike, nuk e kemi partiake. Prandaj u kërkoj të gjithë socialistëve të bëhemi të gjithë bashkë. Nëse jemi të gjithë bashkë nuk ka forcë që na ndal”, tha Gjiknuri.

 

Ai theksoi se qytetarët janë të vetëdijshëm se cilët janë ata që kanë punuar këto kohë dhe cilët janë ata që flasin fjalë boshe.

 

“Përpara kemi një garë të fortë. Vërtet ne kemi shumë arritje, Tirana ka ndryshime të jashtëzakonshme, por kur ke shumë vite në qeverisje edhe ndonjë pakënaqësi e krijon. Por jemi ne që nuk do e ndërpresim dialogun me qytetarët. Edhe njerëzit duhet të na mirëkuptojnë. Kemi bërë dhe gabime, patjetër mund të ketë dhe zhgënjime me Erionin, por nuk duhet të harrojmë se çfarë kemi përballë dhe nga e filluam. Këto janë pika reference shumë të rëndësishme. Mos shikoni tani që ndryshojnë emrat ata. Ndryshojnë lëkurën por po ata janë. Dolën tani në verën e nxehtë kur njerëzit duan të pushojnë e thanë s’ka pushim për ne. Ne kemi punuar kur njerëzit punonin dhe ata ishin në gjumë. Kështu që e kanë të kotë. Njerëzit e punës dinë të vlerësojnë punën. Tirana është qyteti i njerëzve të punës. Qytetarët e Tiranës dinë të dallojnë mirë se kush ështa ai që di të punojë, kush është ai që flet fjalë boshe dhe kush është ai që mban fjalën e dhënë”, shtoi Gjiknuri.

 

Numri dy i socialistëve nënvizoi se hapja e negociatave është një arritje që e meritojnë të gjithë shqiptarët dhe ku gur themeli është Partinë Socialiste.

 

“Kjo duhet të na bëjë të gjithëve krenarë. Nga ana tjetër, kjo Tiranë që ndryshon, patjetër i atribuohet kryetarit të bashkisë sepse ai është motori kryesor i kësaj pune, por njëkohësisht ai nuk është vetëm, ai është me të gjithë ju. Ai s’mund të jetë kurrë fitimtar, i vetëm. Ai që mendon se i di të gjitha e ka shumë gabim. Ai ka nevojë për të gjithë ju. Kjo është ajo që unë e kam parë të Erioni, dhe më vjen mirë, që i ndoqi vetë dhe i ndenji mbi kokë që ju të mos jeni vetëm edhe ai të mos jetë vetëm. Ai është komandanti juaj dhe patjetër fitorja nuk arrihet vetëm nga ai. Fitorja arrihet nga kontributi i të gjithë socialistëve”, deklaroi Gjiknuri, teksa shtoi se zgjedhjet e brendshme në parti shërbejnë dhe për rigjenerimin e PS.

 

“Qëndrimi gjatë në pushtet ka avantazhe por ka edhe disavantazhe. Ka mërzitje dhe ndonjëherë njerëzit ndjejnë sikur nuk ka ndryshim. Pikërisht ky proces rigjenerues dhe dëshira e madhe e të rinjve dhe të rejave socialiste për të marrë përsipër Partinë Socialiste tregon që njerëzit kanë besim te kjo forcë. Kjo është shumë e rëndësishme sepse një forcë tkurret dhe nuk ka të ardhme kur nuk ka më njerëz të rinj që të marrin përsipër angazhimet politike. Diferencën e bëjnë njerëzit. Ne kemi njerëzit më të mirë, këtë unë e kam bindje dhe kjo është arsyeja përse unë jam në Partinë Socialiste. Partia Socialiste ka njerëzit më të mirë të këtij vendi. Ka njerëzit më të shëndoshë, njerëzit më patriotë, nuk është e rastësishme që kjo parti ka bërë kaq shumë për vendin dhe në kohë të vështira”, theksoi Gjiknuri.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Gjiknuri PS zgjedhjet ne PS

Nga e njëjta kategori

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen emocionet pas fitores së Ferma VIP, zbulon telefonatën e parë

më shumë...

Fitorja, debatet, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër diskutohet sonte! Nis POST FERMA VIP në Vizion Plus

më shumë...

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet në liqenin e Viroit (EMRI)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:23

A i ka propozuar Adioni-Olës? Ish-fermerët “flasin...

10:58

“Ishte surprizë”/ Opinionistët analizojnë rrugëtimin e Mimoza...

10:35

“Je kapur pas fustanit…”/ A ndikoi Iliri...

9:53

Emigrantët “përplasin” Spanjën dhe Italinë

9:36

“Më mori burrin”/ Zhaku përballet me Mozën,...

9:28

Mbyllet dita e 20-të e protestës, qytetarët...

9:19

“Ishte si një ëndërr”, Moza Ahmeti rrëfen...

9:10

Radhë kilometrike në kufirin greko-shqiptar, udhëtarët presin...

9:01

Fitorja, debatet, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër diskutohet...

8:48

Pse e verdha e vezës së zier...

8:30

Belgjika importon më shumë gaz rus sesa...

7:26

Tjetër ngjarje tragjike në Shqipëri! 62-vjeçari mbytet...

7:18

Dita e 20-të e protestës, qytetarët sërish...

6:53

Ministrja britanike presion Starmerit për dorëheqjen

6:36

Izraeli dhe Hezbollah arrijnë marrëveshjen për një...

6:19

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, tre...

6:19

Irani kërkon 48 orë paraprakisht për anijet...

6:12

Aksident tragjik në aksin Fier-Lushnjë, humb jetën...

5:52

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë, mbi...

5:49

Peskov: Ukraina drejt një situate “katastrofike”!

Më të klikuarat

  • “Ka laborator kokaine në Kolumbi”, Artan Hoxha: Kush është s...
  • Horoskopi nga Meri Gjini: Trekëndëshi i fuqishëm Mërkur–Mars...
  • Dy vajzat e mitura u mbytën në plazhin e Tales, reagon polic...
  • Tragjedi në bregdetin e Tales, mbyten dy vajza 9 dhe 11 vjeç...
  • Vrasja e Eglant Koçit! Familjarët hapin dyert e mortit, Arma...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.