E hënë, 28 Shtator 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Gjiknuri: Mirëmbajtja e rrugëve ka kosto të lartë

Qeveria pranon se mund të marrë një risk më shumë për ti ardhur në ndihmë banorëve të zonës në rrugën e kombit, por tarifat e miratuara janë të panegociushme.

 

Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri në një sqarim për mediat tha se përtej 120 mijë eurove të parashikuara në kontratë për banorët, qeveria do të negociojë me Bashkinë e Kukësit për të marrë në konsideratë edhe propozimet e tyre.

 

6 muajt e parë të jenë një fazë monitorimi për të evidentuar përdoruesit e shpeshtë dhe për të vendosur se cilat do të jenë tarifat e diferencuara për ta. Ministri tha se nuk është përcaktuar ende se kush do të quhet përdorues i shpeshtë, ndërsa çmimi i abonesë do të përcaktohet nga koncesionari dhe shteti.

 

Ministri u ndal gjatë edhe në procedurën e nisur që në vitin 2013 të këtij koncesioni. Sipas Gjiknurit, tenderi i parë i hapur nga qeveria Berisha ishte me një tarifë 8. 5 euro.

 

Sipas të dhënave, nevojat bazë për të mirëmbajtur rrugën e Kombit arrijnë në 5.8 milion euro ne vit, ndërsa buxheti i shtetit mbulon vetëm 1.8 milion.

Më shumë video