Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ja bëri të qartë opozitës se nuk mund të shfrytëzojë tryezën e “Zgjedhores” për të marrë qeveri teknike. Gjiknuri tha për mediat pas takimit me ekspertët e huaj se kërkesat politike të PD nuk do të diskutohen fare në tryezë.

 

“Nuk është në mandatin e këtij grupi pune dhe këtij komisioni. Ato gjëra që nuk janë arritur me “luftë” në rrugë nuk mund ti marrësh në tavolinën e negociatave. Nuk ka sens të diskutohet kjo gjë në këtë tavolinë. Është një çështje e natyrës politike për të cilën Partia Demokratike ka qasjen e saj por mazhoranca e ka bërë të qartë. Qeveria është kushtetuese, qeveritë teknike nuk janë të dobishme për popullin. Qeveritë janë për të qeverisur vendin dhe ligji zgjedhor është për të garantuar një proces të rregullt e të barabartë mes palëve.”

 

Lidhur me kërkesën e demokratit Oerd Bylykbashin që krimet zgjedhore t’i trajtojë SPAK, Gjiknuri u shpreh se do ta shikojë si propozim e më vonë do të shprehet.

 

“Këto janë gjëra që duhet t’i shikojmë. Pra, korrupsioni zgjedhor është një vepër penale e parashikuar dhe aktualisht në legjislacionin penal që është ndryshuar në vitin 2017. Është një propozim që duhet ta shikojmë, të konsultohemi me ekspertët dhe me prokurorinë apo institucionet përkatëse. Është një gjë që duhet zgjidhur gjithmonë në frymën e kompromisit. Nuk kam një propozim paraprak sepse vetëm sot u njohëm me dokumentin dhe do marrim kohën e nevojshme për të punuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *