Gjiknuri ftesë homologut gjerman: Investoni në aeroporte

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri priti këtë të premte në takim homologun gjerman Andreas Scheuer.
Në përfundim të takimit, të dy ministrat nënvizuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e infrastrukturës dhe energjisë.
Ministri Gjiknuri tha se një prej fushave ku mund të investojnë kompnitë gjermane është ajo e zhvillimit të infrastrukturës aeroportuale.
“Patëm një takim shumë të frytshëm me homologun gjerman. U fokusuam në bashkëpunimin e Shqipërisë në fushat me të cilat ka interes siç janë infrastruktura dixhitale pasi jemi duke diskutuar për disa projekte të përbashkëta. Pse jo edhe interesi i kompanive gjermane për të zhvilluar infrastrukturën aeroportuale në Shqipëri. Unë i kërkova ministrit të ftojë kompanitë gjermane në potencialet e mundshme që do të hapen në zhvillimin e kësaj infrastrukture aeroportuale sidomos në jug”,
Ndërsa ministri gjerman Scheuer tha se diskutimi mbi tematikën e transportit ishte shumë e rëndësishëm. Ai theksoi se Shqipëria vazhdon të mbetet një partner mjaft i rëndësishëm i Gjermanisë.
“Gjermania vazhdon të mbetet një partner mjaft i rëndësishëm i Shqipërisë. Ne kemi përvojën, kemi investitor të rëndësishëm, bashkëpunojmë mjaft mirë me njëri – tjetrin. Dëshirojmë që Shqipëria të shënojë zhvillime të mëtejshme jo vetëm përsa i përket proceseve integruese në Bashkimin Europian ku Gjermania sigurisht ofron mbështetjen e vet por dëshirojmë që të mbështesim këtë zhvillim edhe në interes të vetë Gjermanisë




