Subscribe

Partia Socialiste është e vendosur që këtë mandat të dytë te qeverise me qytetarët. Drejtuesi i listës së deputetëve për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri, gjatë një takimi me banorë tha se sapo të fillojë puna e qeverisë së re, do të fillojnë e të zbatohen të gjitha projektet e premtuara.

 

“Dëshirojmë të vazhdojmë me këtë komunikim, në mënyrë që të marrim nevojat më prioritare që të jenë pjesë e punës sonë, nisur dhe nga programi që kemi paraqitur dhe nga interesat e projektet që ka Vlora. Për të dëgjuar mbi të gjitha zërin e elektoratit direkt, në lidhje me gjërat që keni më prioritare. Kjo, në mënyrë që sapo të fillojë puna e qeverisë së re, të fillojnë e të zbatohen një e nga nje”.

 

Gjiknuri u ndal edhe tëk zgjedhjet e 25 qershorit, ku u shpreh se fitorja është përgjegjësi e shtuar përballë shqiptareve.

 

“Ky mandat nuk duhet të na vërë në gjumë dhe të jemi të qetë se gjithçka shkoi mirë. Përkundrazi, është një obligim për të vazhduar më tej procesin e nisur, sidomos në lidhje me përmirësimin e administratës publike dhe shërbimit ndaj qytetarëve. Unë e kam konstatuar vet, po e them, ka shumë njerëz që ankohen për shërbimet e administratës. Qytetarët kanë shumë probleme dhe ka shumë nevojë për përmirësim. Në bashkëbisedim edhe me njerëzit do të bëjmë edhe vlerësimin e punës së administratës, çfarë kemi mundësi të përmirësojmë në mënyrë që njerëzve tu vihet me shërbim sa më të mirë”.

 

Qytetaret ngritën shqetësime të ndryshme lidhur me shërbimin shëndetësor, sistemit arsimor, dhe problemet e pronësisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *