E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Gjiknuri bëhet numri 2 i PS-së, ja të gjithë emrat e rinj të Sekretariateve

Damian Gjiknuri do të marrë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.

 

Vendimi u njoftua nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë. Gjiknuri do të zëvendësojë në këtë post Taulant Balla, i cili tashmë do të jetë vetëm kryetar i grupit parlamentar të PS-së.

 

Reklamë

“Detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm do ta mbulojë Damian Gjiknuri. Taulant Balla ka bërë një punë të madhe, duke mbajtur pa u ankuar asnjëherë dy kunguj nën një sqetull. Këto dy ngarkesa kaq të rëndësishme nuk mbahen dot nga një person.”

 

Rama beri publik gjithashtu te gjithe emrat e rinj qe do te drejtojne sekretariatet e Partise Socialiste.

 

Sekretar Organizativ, Blendi Klosi

 

Sekretar Digjital, Etjen Xhafaj

 

Sekretar për Burimet Njerëzore, Anila Denaj

 

Sekretare e Gruas, Etilda Gjonaj

 

Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko

 

Sekretare për Rininë, Bojkena Basha

Më shumë video

Reklamë