Video · Politikë
Gjiknuri: Askush nuk do t’i shpëtojë aksionit të ujit
Në prag të nisjes se aksionit për ndëshkimin e të gjithë debitorëve të ujit të pijshëm, ministri i energjisë dhe infrastrukturës Damian Gjiknuri ripërsëriti edhe njëherë paralajmërimin se nuk do te ketë tolerance. Gjiknuri iu drejtua veçanërisht biznesit dhe kërkoi shlyerjen e detyrimeve te prapambetura.
Ministri i infrastrukturës i beri thirrje bashkive qe në bashkëpunim me ujësjellësin të hartojnë në plan për te të lehtësuar familjet në nevojë.
Reklamë
Gjiknuri ishte në Elbasan, ku inspektoi punimet per ndërtimin e ujësjellësit në lagjen 28 nëntori dhe atë “Skënderbej” që konsiderohen si zonat më problematike në furnizimin me ujë të pijshëm. Nga ky investim përfitojnë 22 mijë familje.
Më shumë video
Reklamë




