Ndahet nga jeta në moshën 92-vjeçare kompozitori shqiptar Avni Mula.

Lajmi i trishtë është bërë publik nga vetë vajza e tij Inva Mula. Homazhet do të kryhen të premten nga ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve në Tiranë.

“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë! Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”, shkruan Inva Mula.

Avni Mula është një nga kompozitorët më të mëdhenj të Shqipërisë. Ai lindi në Gjakovë të Kosovës, më 4 janar të vitit 1928. Mula u martua me sopranon ruse Nina, me të cilën pati një vajzë, Invën. Karrierën artistike, Avni Mula e nisi menjëherë pas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *