I pranishem ne emisionin “Kampionet” ne Vizion Plus, presidenti Safet Gjici tha se Bashkia e Kukesit është zero bashkëpunuese ne financimin e klubit te futbollit.

Madje ai nuk nguroje te ngacmoje kreun e bashkise, duke thene se ai duhet te mendoje me shume per sportin qe eshte nje nder te paktat kenaqesi ne ate qytet.

 

“Ato pak fonde që ka bashkia e Kukesit, të mos i shpenzojnë për shetitje në botë dhe amerikë por ti japë për ekipet zinxhire dhe për rinine e atij qyteti.”

 

Gjici shtoi se ai dhe koleget e tij presidente kane sponsorizuar me idene se do vi një ditë që do iu njihen këto para dhe se sporti do formalizohet.

 

Numri nje i Kukesit vleresohet punet e mira te bera sipas tij vitet e fundit ne futboll.

 

“Gjithe këto vite janë bërë disa punë të mira në futboll. Janë bërë stadium falë bashkëpunimit shumë të mirë mes qeverisë dhe FSHF. Edhe stadiumi i Kukësit do të nisë pas një muaji. Bashkëpunimi mes palëve është një partneritet i mirë për ti cuar gjërat në vendin e duhur.”

 

Duke iu pergjigjur pyetjes se moderatorit Andi Nuraj ne lidhje me kthimin e policise ne stadiume dhe faturen financiare, presidenti Gjici u pergjigj se presidentet e klubeve nuk mund ta perballojne nje fature te tille.

 

Fatura financiare për sigurine ne stadiumit është një fature e rëndë për ne si presidente.Sot është bërë një padrejtësi e madhe ndaj tifozeve që janë të rregullt. Kemi dënuar fusha e stadium, në një kohë që shuimë tifozë kjanë të rregullt ndërsa 10 vetë bëjnë rremujen.Fare mirë kamera mund ti kapi dhe policia ti procedojë. Nuk mund të bëjmë dënime kolektive.Tryeza besoj do të zgjidhe shumë probleme të kësaj natyre. Ama gjera do të bëhen pjesë-pjese. E rëndësishme është që kodi penal të ashpërsohet.

 

Safet Gjici kembengul se policia duhet të vijë ne stadiume në marrëveshje me federatën,dhe te garantojë sigurine dhe rendin gjate ndeshjeve.

 

“Me të drejte ministri Lleshaj tha gjate tryezes se policia e ka me ligj të ndaluar qe ndërhyje brenda në fushë, ama kohën e qëndrimit në stadium ata e harxhojnë.Edhe kur ka qënë policia ka pasur dhunë, por nëse ashpërsohet kodi penal dhe nëse tifozët identifikohen me kamera, atëherë mund të ketë dënime me burg dhe gjoba.Policia duhet të rri në stadium aq sa ne mendojme se ia kemi dalë, derisa gjërat të jenë qetësuar, njerezit të jenë ndërgjegjësuar. Do vi koha vetë që ata të spostohen avash avash nga futbolli. Investitoret e medhenj ne Shqiperi nuk vijne ne futboll sepse nuk I kthehet investimi, e shohin si kohe te humbur dhe jo si biznes. Ne nuk po kerkojme te shpikim gjera, thjesht te marrim nje ligj sic e ka bere Kosova, kaq”

 

Safet Gjici kembenguli ne fund se presidentet nuk kane asnje mundesi financiare per te paguar policine por se pa forcat e rendit do te kete dhune mbi dhune ne te ardhmen.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *