Sport
Gjetan Keta mposht boshnjakun, shpallet kampion bote

Boksieri shqiptar Gjetan Keta është shpallur Kampion Bote për peshat e mesme të Federatës ËBU.
Në duelin e zhvilluar në Dibër të Madhe, boksieri Keta mposhti boshnjakun Sldjan Janjanin.
Reklamë
Ishte një ndeshje ku boksieri kuqezi 35 vjeçar nga Bulqiza, ishte gjithë kohës superior ndaj rivalit të tij.
Agresiviteti i tij u vu re që në raundet e para të sfidës duke bërë që Janjanin të mos i rezistojë shumë Gjetës duke u tërhequr në raundin e pestë të sfidës, ndërkohë që në raundet e mëparshme ai ra dy herë në Knock Doën.
Ndërkohë kjo ishte fitorja e 23 në karrierën e boksierit Gjeta.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




