Showbiz
Gjesti i fundit i Meghan kthehet në inspirim

Meghan Markle mori vëmendjen e të gjithëve teksa paketonte disa ushqime për t’i ndarë me personat në nevojë. Krejt papritur asaj i lindi ideja të shkruante mbi banane disa mesazhe motivuese dhe tani gjithçka është kthyer në një inspirim.
Ajo shkroi frazat: “Ti je e fortë”, “Ti je e guximshme”, “Ti je speciale” dhe “Ty të dashurojnë”. Në një video të publikuar në faqen zyrtare të ‘Kensington Palace’, dukesha shfaqej e qeshur teksa shprehej: “Unë jam marrë me bananet”.
Reklamë
Pas publikimit të këtyre momenteve të gjithë kanë nisur të bëjnë të njëjtën gjë. Dukesha është në pritje të fëmijës së parë, por kjo nuk e ka ndaluar të shkojë pas të gjitha përgjegjësive që i ka ngarkuar mbretëresha.


Vazhdo të lexosh
Reklamë




