Subscribe

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, i bën apel kryetareve te bashkive, qe te japin leje ndërtimi dhe te mos bllokojnë procesin. Sipas saj, nuk ka asnjë pengese ligjore qe njësite vendore, te mos japin leje zhvillimore. Ne një intervistë për Vizion Plus, Gjermeni pranon se ne disa bashki te mëdha, ky proces po ecën me ritme shume te ulëta, përfshirë edhe Tiranën, ndaj ajo do te thërras ne nje takim krerët e bashkive kryesore ne vend. Gjermani pranoi se ky shqetësim është përcjelle edhe nga Shoqata e Ndërtuesve, ku këta te fundit, pretendojnë se prej vitesh, nuk po marrin leje. Por dhenia e lejeve te ndërtimit është e lidhur me planet rregulluese. Reforma e re territoriale, ka nxjerr ne pah nevojën për rishikim te planeve ekzistuese. Brenda muajit shkurt, qeveria pritet te nise testimin e aplikimit te lejes se ndërtimit online. Ky fakt, do te shmange burokracitë e investitorët ne zyrat e bashkive. Por edhe pse ky proces është nje lehtësim, problemi kryesor i ndërtuesve është marrja e lejeve, e cila zgjat për muaj te tere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *