Subscribe

Prokuroria ka verifikuar dëshminë e dhënë mbrëmjen e të dielës nga gjyqtari i plagosur Artan Gjermeni, duke zbuluar se pretendimet e tij nuk qëndronin. Policia ka kontrolluar me imtësi garazhin në shtëpinë e gjyqtarit të Tiranës, por nuk ka gjetur as llamarinën me të cilën Gjermeni pretendon se u plagos dhe as njolla gjaku.
Dyshimet për një dëshmi të rreme për gjyqtarin janë shtuar, pasi sipas mjekeve, ai ka marrë katër plagë me një mjet të mbrehtë shtypës: në bark, në ijë, në shpatull dhe në këmbë. Hetuesit kanë rrëzuar për momentin tezen e vetëplagosjes, duke kërkuar prova për një tentative vrasjeje me thikë. Sipas Prokurorisë, ka shumë mundësi që gjyqtari Artan Gjermeni, të jetë qëlluar me thike brenda makinës së tij. Në automjet janë gjetur edhe gjurmë gjaku. Hetimet po përqendrohen ne konfliktet qe gjyqtari mund të ketë patur për shkak të detyrës. Por mbetet ende e paqartë arsyeja pse Gjermeni vendosi të japë një version të dyshimtë për policinë.
Megjithë pikëpyetjet mbi ngjarjen, Prokuroria nuk ka ngritur ende një akuzë për gjyqtarin Artan Gjermeni, pasi ai pritet të merret sërish në pyetje. Gjyqtari i Tiranës, ish-anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i akuzuar kohë më parë nga Partia Demokratike për lidhjet e tij me bandën e Aldo Bares, u paraqit vetë mbrëmjen e të dielës në spital, ku mori ndihmën mjekësore dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *