Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia Saudite, marrëveshje...

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende...

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht...

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana zyrtare i...

Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes...

“Betejë e jashtëzakonshme”, Rama për zjarrin në Krujë: Bilanci...

Situatë alarmante në Krujë, Lamallari dhe Nufi në terren,...

Gjermani:Dhjetëra mijëra vetë kundër ekstremizmit të djathtë

15 Janar 09:15

Dhjetëra mijëra vetë protestuan të dielën (14.01) në mjaft qytete gjermane për ruajtjen e demokracisë dhe kundër ekstremizmit të djathtë. Kjo, pas bërjes publike të një takimi të politikanëve të nivelit të lartë tëAfD-së me ekstremistë të djathtë, ku u fol për një plan dëbimi të miliona të huajve, edhe ata me pasaportë gjermane. Në mitingun në Portën e Brandenburgut u grumbulluan 25.000 vetë, sipas të dhënave të organizatorëve dhe policisë. Pjesëmarrësit mbanin banderola ku shkruhej, “Ka ardhur koha të mbrojmë demokracinë”. “Ndal zjarrvënësit. Ndal AfD-së.”

Edhe në Potsdam morën pjesë mijëra vetë në mitingun e organizuar atje. Mes protestuesve ndodhej edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock. “Unë jam këtu si një nga mijëra qytetare e qytetetarë të Potsdamit që ngrihen për demokracinë dhe kundër fashizmit të vjetër dhe atij të ri”, tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.

Kreu i bashkisë së Potsdamit, Mike Schubert (SPD) kishte bërë thirrje për demonstrimin kundër ekstremizmit të djathtë nën moton “Potsdami mbrohet”, për të treguar se një plan për dëbimin e miliona vetëve nga Gjermania “nuk i përket shoqërisë sonë”. Edhe në Kiel protestuan mijëra vetë kundër ekstremizmit të djathtë. Në Saarbrücken policia bëri fjalë për mbi 5000 të mbledhur në miting nën moton “Kundër AfD-së, për diversitetin”.

Platforma investigative e pavarur “Correctiv” bëri të ditur javën e kaluar, se në një takim sekret politikanë të partisë populiste të djathtë në Gjermani, AfD janë takuar me ekstremistë të djathtë, mes tyre austriakun, Martin Sellner, që njihet si neonazist për të diskutuar një masterplan që parashikon dëbimin e miliona vetëve nga Gjermania. Ky plan do të realizohej, nëse ata vinin në pushtet. Në një ftesë të takimit që e zotëronte “Correctiv” thuhej, se në takim do të paraqitej edhe një “koncept strategjik në formën e një masterplani. “Shanset që vendi ynë të kthehet në një kurs të shëndetshëm dhe normal” janë “të mëdha si kurrë më parë”. Për pjesëmarrje shkruhej në ftesë kërkohej edhe  “donacion  të paktën 5.000 eurosh”.

Gjatë takimit politikane e politikanë të AfD-së, sipas “Correctiv” e kanë miratur konceptin e prezantuar. Ish-kreu i lëvizjes identitare të ekstremit të djathtë, Martin Sellner e konfirmoi për DPA takimin, por tha se është folur për “remigracionin”. Por kur ekstremistët e djathtë e përdorin këtë koncept, atëherë ata kanë parasysh si rregull që një numër i madh i qytetarëve me origjinë të huaj duhet të largohet nga vendi – edhe me detyrim./DW/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Emigracion Gjermani proteste Scholz

Nga e njëjta kategori

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona, anulohen 1,300 fluturime

më shumë...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së furgonit me një kamion, mes viktimave ka edhe fëmijë

më shumë...

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë se temperatura gjatë natës mund të ndikojë më shumë nga sa mendoni

më shumë...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e prekur ajo e Atikës ku janë shkrumbuar 150 shtëpi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

1:19

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin...

1:13

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive...

1:00

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën...

12:24

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria...

12:14

Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën...

12:07

Natë e vështirë për Krujën, flakët rrethuan...

12:02

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të...

11:59

Interes për “Shtëpinë me gjethe”, të huajt...

11:44

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare...

11:18

“Jo paralele mes Kosovës e Ukrainës”, Tirana...

11:15

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Situata...

11:05

Hyri me Jet Ski në zonën e...

10:52

Shkodër/ Kontrollet me dron, radar dhe makina...

Më të klikuarat

  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pri...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.