E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjermania vazhdon dëbimin e azilkërkuesve afganë

Të paktën 44 azilkërkues nga Afganistani, janë dëbuar nga Gjermania këtë të mërkurë.  Ky është grupi i 28-të i azilkërkuesve që është deportuar në më pak se tre vjet, duke e ngritur në 720 numrin e afganëve që janë kthyer në vendin e tyre.

 

Dëbime të tilla kanë ngjallur debate në Gjermani, pasi kritikët thonë se vendi i shkatërruar nga lufta mbetet shumë i rrezikshëm për t’i dërguar azilkërkuesit atje përsëri.

 

Ndërkohë vetëm gjashtë muajt e fundit rreth 1.366 civilë janë vrarë në konfliktin afgan, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara. Një grup për të drejtat e fëmijëve tha se çdo fëmijë i lindur dhe rritur në Afganistan në 18 vitet e fundit ka përjetuar dhe është prekur nga lufta dhe konflikti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë