Gjermania është kampione e europes ne futboll per 21 vjeçaret. Ne Krakov te Polonisë skuadra e udhëhequr nga Stefan Kunc mundi 1-0 superfavoritet e Spanjës  te cilët kërkonin titullin e tyre te peste ne 7 finale. Nje ndeshje me mjaft emocione e raste qe ne minutat e para ku iniciativa u takoi pancerave solide dhe inteligjente  te cilët rrezikuan me Weiser, ndërsa preken edhe shtyllën me Meyer. Iberiket u munduan te reagonin me Belerin ndërsa Gnabri ne te paktën dy raste ne minutat 16 dhe 21 nuk shfrytëzoi mundësinë e kalimit ne avantazh. Gjithsesi pas shume tentativave gjermania gjeti golin ne minutën e 40 me Weiser, i cili shfrytëzoi mjaft mire nje pasim te Toljan. Edhe ne pjesën e dyte 21 vjeçaret e Gjermanisë me kërkues drejt portës kundërshtare, duke patur disa raste per golin e dyte me Meier Gnabri dhe Kempf. Edhe pse me talente te jashtëzakonshëm si Delofeu, Asensio, Majoral dhe Injaki Uiliams duke demonstruar force ne gjysmëfinale, Spanja ishte e pafuqishme per te reaguar ne mënyrën e duhur duke u shuar ne finale. Per Gjermaninë e 21 vjecareve titulli i dyte ne histori  pas atij te vitit 2009. Nga ana tjeter spanjollet duhet te ngushëllohen me Dani Ceballos i cili u shpall futbollisti me i mire i turneut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *