Nënkryetari grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman Johann Wadephul I bën apel liderit te opozites, Bashes të marrë pjesë në proceset politike per te mos e lene Shqiperine jashte portes se bashkimit europian.
JOHANN WADEPHUL
NENKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR CDU/CSU
Nuk do të dëshiroja të ndërhyja në raportet personale të PD-së në Shqipëri. Por dëshiroj ta inkurajoj atë të marrë pjesë në proceset politike. Ne nuk mund ta sjellim Shqipërinë në Bashkimin Evropian nëse forcat pro-evropiane qofshin ato pro-Rama, qofshin pro-Basha, janë në konflikt me njëra-tjetrën. Duhet bërë një afrim në një farë mënyre. Sesi do të arrihet kjo, kjo do të vendoset në Shqipëri. Unë mund të them në drejtim të partisë simotër: mos u mbyllni përgjithmonë: Kush kalon portën për të dalë jashtë, duhet ta kalojë atë sërish për të hyrë brenda. Demokraci do të thotë komunikim, grindje, por edhe aftësi për kompromis. Pa kompromis nuk ka demokraci.
Nënkryetari I grupit CDU CSU ne intervisten e dhene per Dojce Vele nenvizon rendesine qe debate te behet ne parlament dhe te arrihet nje kompromis kombetar.
JOHANN WADEPHUL
NENKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR CDU/CSU
Zgjidhje ka gjithmonë. Zhvillimi aktual është i keq. Është problematike që PD-ja nuk mund të marrë pjesë në parlament me deputetët që janë zgjedhur në të vërtetë. Dikur ajo duhet të guxojë një fillim të ri. Unë besoj se është e rëndësishme që Shqipëria të gjejë veten. Prandaj u them partive pro-europiane që të arrijnë kompromise në nivel kombëtar dhe të vijnë së bashku në Evropë.
Sa I takon celjes se negociatave per Shqiperine politikani gjerman sheh te te mundshem muajin shtator per finalizimin e procesit.
JOHANN WADEPHUL
NENKRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR CDU/CSU
Ne jemi në pritje të rekomandimit të Komisionit dhe ky do të na vijë pas zgjedhjeve evropiane. Prandaj, sipas gjasave, nuk do të jemi në gjendje që t’i organizojmë konstultat deri në qershor. Vendimi do të merret në shtator. Por parimisht u kemi thënë të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor se janë pjesë e Evropës dhe se e kanë vendin në BE. Dhe, nëse Shqipëria i përmbush kushtet për çeljen e negociatave, edhe ne do ta japim votën tonë pozitive në Bundestagun gjerman, duke i mundësuar qeverisë gjermane që të votojë në nivel europian.
Sipas deputetit gjrerman samiti i Berlinit ishte frutdhënës por problemi i njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë nuk mund të zgjidhet brenda ditës.





